Kroacia shtrëngon masat nga e hëna për shkak të rritjes së rasteve me Covid
Kroacia po përgatit shtrëngimin e masave në kulmin e sezonit turistik. “Në tre javët e kaluara, Kroacia ka shënuar ndërmjet 500 deri në 600 raste me COVID-19 në javë ndërsa javën e kaluar ka pasur një rritje të konsiderueshme prej 871 raste”, tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç.
Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh tha se sot në ditën e 514-të të shfaqjes së koronavirusit në Kroaci janë regjistruar 179 raste të reja të infeksionit dhe se përqindja e të prekurve nga virusi në numrin e përgjithshëm të të testuarve në 24 orët e fundit ishte 4.56 për qind.
Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviç njoftoi një shtrëngim të mëtejshëm të masave për hyrjen e shtetasve nga vendet e treta me shkallë të lartë të incidencës të tilla si Britania e Madhe dhe Rusia ndërsa masat e reja epidemiologjike do të zbatohen nga e hëna, 26 korrik për të kontrolluar më mirë COVID-19 në kulmin e sezonit turistik.
“Një nga shtrëngimet do të jetë mosdhënia e pëlqimit për tubime dhe aktivitete që janë në aspektin epidemiologjik të vështira për t’u kontrolluar”, theksoi mistri Bozhinoviç.