Kroacia voton pro anëtarësimit të Maqedonisë në NATO

Kuvendi i Kroacisë ka miratuar sot protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me 116 vota për dhe 2 kundër. Votimi u zhvillua me prezencë të delegacionit të lartë shtetëror maqedonas

Kryeparlamentari kroat Gordan Jandrokoviq, tha në fjalën e tij se qeveria e Kroacisë do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“E përgëzoj Republikën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në NATO dhe mund të ju them në emër të deputetëve që mbështetën vendimin e sotëm se Republika e Kroacisë do t’ju mbështesë në rrugën drejt BE-së”,- u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani pesë shtete kanë miratuar Protokollin për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë këtu Greqinë, Shqipërinë, Slloveninë dhe Bullgarinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?