Kryekomunari 60 orë i ngujuar, analisti: Serbët shkruan emrin e tij mbi kafshë dhe i shëtitën në qytet
Propozimi franko-gjerman është për zgjedhje të reja në katër komunat, por analisti nga Prishtina, Arbnor Sadiku thotë se pritshmëritë për zgjidhje janë të ulëta. Kjo sipas tij, për shkak të peshës politike dhe elektorale të papërfillshme që ka Osmani në Kosovë.
Ai gjithashtu konstatoi se kryekomunari i Leposaviqit i dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, Lulzim Ethemi po qëndron i ngujuar në ambientet e komunës prej 60 orësh, pasi bandat e serbëve e mbajnë të rrethuar godinën.
“Për shkaqe të sigurisë kryetari shqiptar i porsazgjedhur në Leposaviq është ngujuar në komunë dhe në një farë forme e ka të pamundur për shkak të rrethimit që i është bërë nga bandat kriminale të veriut. Ka pasur tallje gjatë gjithë ditës ndaj tij duke marrë kafshë dhe shkruar emrin e tij dhe nxjerrë nëpër qytet. Kjo që ka thënë zyrtari serb ose ish-kryetari i komunës se mund të dali lirisht nga zyra, është e pasaktë pasi bandat serbe atje do të mobilizoheshinh për të sulmuar me të gjithë metodat e mundshme”, nënvizoi ai.