Kryeministri Albin Kurti: Në Bruksel do të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në rundin e ri të dialogut, që do të mbahet në Bruksel më 26 qershor, do të diskutohet për gjendjen e këtij procesi dhe në rrugën përpara.

“Besoj që përveç tjerash, takimi i nesërm edhe bilateral edhe trilaterial do të jetë në funksion të rikapitullimit të këtij procesi trevjeçar. Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecet përpara”, tha Kurti.

Takimi mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është konfirmuar edhe nga vetë blloku. Një ditë më parë, nga Brukseli thanë se në takimet, dypalëshe dhe trepalëshe, do të vlerësohen arritjet në dialog dhe takimet “do të fokusohen në rrugën përpara”.

Javën e kaluar, nga Qeveria e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se ky takim në Bruksel pritet të ketë fokus kryesor zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, Aneksi për zbatimin e saj “dhe rruga përpara”.

SHKARKO APP