Kryeministri Conte: Italia do të jetë ‘ambasadorja’ e Serbisë në BE
Në një kohë kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Itali për të “pastruar imazhin” e vendit nga protestat e opozitës, homologu i tij, Giuseppe Conte ndodhet në Beograd ku flet për marrëdhnie prioritare më këtë shtet.
Në konferencën e përbashkët me presidentin Aleksandar Vuçiç, Conte tha se Italia do të jenë ‘ambasadorja’ e Serbisë në Bashkimin Evropian , të cilët do e përfaqësojë në institucionet e unionit.
Përveç mbështetjes që dha për rrugën e Serbisë në BE, kryeministri italian kritikoi edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.
“Mendoj se Prishtina duhet të tregojë përpjekjen dhe angazhimin e nevojshëm për përtëritjen e negociatave, të heq taksën dhe ne shpresojmë se ky kompromis do të arrihet shumë shpejtë”, u shpreh Conte.
Ndërkohë, Vuçiç u shpreh se ndonëse Roma e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka shumë mirëkuptim rreth Serbisë për këtë çështje.