Kryeministri i Greqisë: Ballkani jo më një fuçi baruti

“Ballkani ka bërë shumë luftëra në të kaluarën dhe vizioni ynë duhet të jetë një Ballkan jo më një fuçi barut për Europën, por një rajon që aspiron një model të ri në emër të unitetit të popullit europian”, tha kryeministri Aleksis Cipras pas takimit të tij në Athinë me presidentin slloven, Borut Pahor.

Ciprasi tha se “në vitet e fundit, Greqia është përballur me vështirësi financiare madhore, por më në fund ka arritur të dalë nga kriza falë vendosmërisë dhe sakrificave të popullit grek që tani është duke dhënë frytet e saj”.

Kryeministri grek theksoi se “Greqia po rikthehet në Ballkan nëpërmjet bashkëpunimeve të rëndësishme me vendet fqinje dhe një marrëveshje të rëndësishme të nënshkruar me Maqedoninë në vitin 2018”.

Ai u shpreh gjithashtu “i kënaqur se Maqedonia po lëviz shpejt me procedurat për të rishikuar Kushtetutën e vendit, sipas Marrëveshjes së Prespës dhe që të ndryshojë emrin e saj kushtetues”.

SHKARKO APP