Kryeministri i Maqedonisë premton rroga 500 euro, çfarë ndryshimesh do të bëjë

Në kohën kur para godinës së qeverisë zhvilloheshin protesta për “1 majin”, brenda saj kryeministri Zaev bashkë me dy ministra mbajti takim me sindikalistët. Shefi i ekzekutivit tha se ngritja e pagës minimale nga sa ishte 9.500 denarë në 12 mijë denarë, nuk është e mjaftueshme për fuqinë punëtore.

Ai zotohet se në vitin 2019 edhe pagën mesatare do ta rrisë në 30 mijë denarë, e cila aktualisht është 24 mijë. Zaev thotë se kjo është politika e qeverisë për ngritjen e standardit të jetesës duke bërë presion në tregun e punës që me rritjen e pagës minimale të krijojë kushte edhe në rritjen e niveleve tjera të pagave.

“E gjithë kjo duhet të ketë tendencë që t’i rritë të gjitha nivelet e pagave në Maqedoni. Prandaj sot i gëzohemi faktit se paga mesatare tani është 24 mijë denarë. Qëllimi është që deri në fund të këtij mandati, madje besoj se edhe gjatë vitit 2019 kjo mund të realizohet në baza të qëndrueshme dhe afatgjate, jo vetëm për populizëm politik, por paga mesatare të arrihet në 30 mijë denarë”, tha Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.

Sipas tij, bëhet fjalë për masë direkte finansiare 30% nga rritja e bruto pagave të punëtorëve.

Kushtet për këtë masë, siç tha kryeministri i plotësojnë rreth 15,000 kompani dhe 50,000 punëtorë.

“Qëllimi është që të rriten pagat dhe qytetarët të kenë më shumë para”, tha Zaev, dhe apeloi deri tek firmat që t’i rrisin pagat dhe të aplikojnë për masat e Qeverisë, sepse siç përfundoi shteti është këtu për të ndihmuar.

SHKARKO APP