Kryeministri i Maqedonisë tregon arsyet: Pse po zgjerojmë koalicionin qeverisës

Kryeministri Zoran Zaev në foltoren e Kuvendit tha se pason periudhë e ndryshimeve dhe për këtë arsye po zgjerohet shumica parlamentare që të mundë të miratohen këto vendime, të cilat, tha ai, janë të rëndësishme dhe do të sjellin mirëqenie për qytetarët.

“Kemi për qëllim të punojmë shumë më shume në pajtueshmëri me gjendjen në të cilën ndodhet vendi. Krijojmë kushte për stabilizimin e shumicës parlamentare. Në këtë shtëpi të demokracisë së shpejti do të dorëzohen reforma të rëndësishme për të gjithë qytetarët. Ju bind se kandidatët e propozuar do ta kryejnë punën e tyre me përgjegjësi dhe sipas ligjeve për zbatimin e reformave”, ka thënë Zaev.

SHKARKO APP