Kryeministri i ri i Maqedonisë
Emill Dimitriev do të jetë kryeministri i ri i Republikës së Maqedonisë. Ai do të zëvendësojë Nikolla Gruevskin e dorëhequr mbrëmjen e sotme.
Ka lindur në Probishtip më vitin 1979. Sipas biografisë së tij, Dimitriev ka diplomuar në Fakultetin Filozofik në Shkup në Institutin për Sociologji, ndërsa studimet Postdiplomike po ashtu i ka kryer në Fakultetin Filozofik në Shkup në Institutin për Sociologji.
Në vitin 2011 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa në të njëjtin vit është propozuar për zëvendës ministër në Ministrin për mbrojtje, funksion që e ka kryer nga viti 2008, raporton Zhurnal.
Më parë ka punuar në “HC Zletova” ku ka qenë udhëheqës i sektorit të përgjithshëm, ndërsa më parë ka qenë koordinator i grupit të këshilltarëve të VMRO-¬DPMNE¬-së në këshillin e Komunës Probishtip.
Në biografinë e tij qëndron se posedon shkathtësi kompjuterike dhe se flet mirë gjuhën angleze, ndërsa hobi i tij është gjuetia.
Që nga pluralizmi politik, Maqedonia ka pasur shtatë kryeministra, ndërsa Dimitriev është i teti. Nikola Klusev ishte kryeministri i parë, për t’u zgjedhur pastaj Branko Cervenkovski deri vitin 1998. Nga ky vit dhe deri vitin 2002 kryeministër ishte Lupço Gergievski.
Nga viti 2002 deri në vitin 2004, kryeministër i vendit ishte Branko Cervenkovski, por pasi u zgjodh president i vendit vendin ia lëshoi Radmilla Sheqerinskës e cila udhëhoqi me qeverinë nga data 10 Maj 2004 deri 2 qershor 2004.
Nga kjo datë, postin e kryeministrit e mori Hari Kostov deri më 18 Nëntor 2004. Në postin e njëjtë nga kjo datë deri 17 Dhjetor – 2014 u rikthye Radmilla Sheqerinska. Nga data 17 Dhjetor – 2014 deri 28 Korrik – 2006, kryeministër u zgjodh Vllado Buçkovski, ndërsa nga data 28 Korrik – 2016 dhe deri më sot kryeministër për 10 vite radhazi ishte Nikolla Gruevski, shkruan Zhurnal.