Kryeministri i Spanjës takon Vuçiçin: Kur është fjala për Kosovën, ne jemi me Serbinë
Në turin e tij të parë në Ballkanin Perëndimor, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka deklaruar në konferencë për media në Beograd, bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, se kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës, Spanja qëndron në anën e Serbisë.
“Spanja e mbështet Serbinë kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës dhe do të jetë gjithmonë me të në mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial dhe sovranitetit”, ka thënë Sanchez.
Spanja është një nga pesë shtetet e BE-së që nuk e ka njohur Kosovën.
La guerra ha abierto una reflexión sobre qué es Europa y quiénes somos los europeos. No podemos olvidar a los Balcanes Occidentales. Hoy he trasladado al presidente @avucic el apoyo de España para que Serbia se convierta en miembro de pleno derecho de la UE. El momento es ahora. pic.twitter.com/zkMzoVgJjX
— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) July 29, 2022