Kryeministri kërkon shkarkimin e dy ministrave, ja kush pritet t’i zëvendësojë
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i ka kërkuar Kuvendit shkarkimin e dy ministrave.
Mësohet se dy ministrat janë Aksel Ahmedovskit nga posti i ministrit pa portofol i angazhuar për implementimin e strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve si dhe ministri, Adnan Qahil ministër për investime të huaja.
Në vend të Ahmedovskit, Zaev ka propozuar kandidatin Muzafer Bajram, ndërsa në vend të Adnan Qahilit është propozuar Elvin Hasan, kurse rishikimi më i gjerë i qeverisë pritet pas ndryshimeve kushtetuese.
Siç është përfolur disa herë joyzrtarisht, BDI-ja kërkon alternativa për zëvendësimin e kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika. Kurse LSDM-ja është shprehur e pakënaqur me ngecjen dhe shfuqizimin e reformave në arsim.