Kryeministri Kurti: Diaspora do të votojë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se Qeveria do të miratojë një ligj të ri për zgjedhjet e përgjithshme që mundëson votën e diasporës.“Ky draftligj i jep fund padrejtësisë të gjatë ndaj mërgatës kur vjen puna te votimi dhe përmbush edhe një zotim tonin ndaj mërgatës. Ai parasheh që mërgata të ketë lehtësim real të shprehjes së vullnetit politik dhe ambasadat e konsullatat gjatë zgjedhjeve do të shndërrohen në qendra të votimit”, tha Kurti.