Kryeministri Kurti pritet nga Erdogan, zbardhen temat e takimit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po zhvillon një takim me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Mësohet se në takimin që po mbahet në Pallatin Vahdettin të Stambollit do të diskutohet për çështje të ndryshme.
“Erdogan dhe Kurti do të shqyrtojnë aspekte të ndryshme të marrëdhënieve Turqi-Kosovë dhe hapat e mundshëm që do të rrisin më tej bashkëpunimin dypalësh”, thuhej në deklaratën e Presidencës.
Pritet që gjatë takimit të të shkëmbehen edhe pikëpamjet për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, në lidhje me Ballkanin në veçanti. Pas darkës pritet që dy liderët të japin një konferencë për media.