Kryeministri Kurti u ktheu pronat, Escobar shkon në Manastirin e Deçanit
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka zhvilluar edhe një vizitë në Manastirin e Deçanit. Ai shoqërohej nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Vizita e tij në Manastir vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Albin Kurti i kërkoi Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e këtij Manastiri.
Escobar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit, ishte një hap i domosdoshëm.