Kryeministri Kurti viziton policin e plagosur në veri: Kriminelët do të dënohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin Ekrem Neziri, i cili u plagos mbrëmë në fshatin Serbovc të Zveçanit. Kurti thotl se kriminelët do të dënohen për këtë ngjarje.

“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar, bënë me dije mjekët. Sulmi ndodhi rreth orës 23:00 nga persona të armatosur nga një automjet i tipit “Audi”, ngjyrë hiri, me targa KM.

SHKARKO APP