Kryeministri maqedonas kërkon shkarkimin e dy ministrave

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev kërkoi nga Kuvendi shkarkimin e dy ministrave, Aksel Ahmedovskit nga posti i ministrit pa portofol i angazhuar për implementimin e strategjisë  për përmirësimin e gjendjes së romëve si dhe ministrin Adnan Qahil ministër për investime të huaja.

Në vend të Ahmedovskit, Zaevi ka propozuar kandidatin Muzafer Bajram, ndërsa në vend të Adnan Qahilit është propozuar Elvin Hasan. Rikonstruimi më i gjerë i Qeverisë pritet pas ndryshimeve kushtetuese. Gjatë muajve të fundit në opinion janë lakuar disa nga emrat që janë më afër largimit.

Siç është përfolur disa herë joyzrtarisht, BDI-ja kërkon alternativa për zëvendësimin e kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika. Kurse LSDM-ja është shprehur e pakënaqur me ngecjen dhe shfuqizimin e reformave në arsim.

SHKARKO APP