Kryeministri shqiptar Abazoviç pro dorëheqjes

Tensionet që shkaktoi firmosja e marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, bëjnë që kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç të ofrojë gatishmërinë e tij për të dhënë dorëheqjen nga posti.

Abazoviç u shpreh se është i gatshëm të marrë këtë vendim sapo të zhbllokohet situata në sistemin gjyqësor. Demokratët thanë se pas zgjedhjeve të organeve të drejtësisë, do të ishte shumë më mirë nëse Abazoviç do të largohej nga pozicioni i tij.

Këtë deklaratë ai nuk e mori si ultimatum, madje e mbështeti dhe tha se është i gatshëm të dorëhiqet. Këtë marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe, kryeministri nuk e quan tradhëti.

SHKARKO APP