Kryeministrja Brnabiç në Kosovë, tregon edhe porosinë e Vuçiç-it

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, gjatë vizitës së saj në Mitrovicë të Veriut, tha se dëshiron të përçojë mesazhe të paqes, stabilitetit dhe tolerancës. Po ashtu Brnabiç u shpreh se autoritetet nga Serbia, përfshirë presidentin Aleksandër Vuçiç, do të jenë gjithmonë me komunitetin serb në Kosovë.

“Edhe pse në Veri po qëndroj në rrethana të rënda, jam shumë e lumtur që pas provokimeve të fundit më 31 korrik kemi arritur të ruajmë qetësinë, interesi i Serbisë është qetësia dhe stabiliteti. Dëshiroj që nga këtu të dërgoj mesazhin për qetësi stabilitet dhe tolerancë, gjithashtu një porosi nga presidenti Aleksandar Vuçiç që gjithmonë do të jemi me popullin tonë në Kosovë e Metohi”, tha ajo.

Po ashtu kryeministrja theksoi edhe se tani është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe shtoi se një gjë të tillë do ta përsërisë kudo që të shkojë nga Mitrovica në Bruksel e Pekin.

SHKARKO APP