Kryeministrja Brnabiç: SHBA, e gatshme të dëgjojë qëndrimin e Serbisë për Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, thotë se administrata e tanishme amerikane “është e gatshme të dëgjojë qëndrimin e Serbisë në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

“Shumë herë kam pasur përshtypjen se kam para vetes një bashkëbisedues që nuk është i gatshëm të dëgjojë – sikur të flasësh me murin. Tani kemi bashkëbisedues që është i gatshëm të dëgjojë”, tha Brnabiç për Radio-Televizionin e Serbisë.

Duke komentuar synimin e Briatnisë së Madhe që të mos e fusë Kosovën në planin e punës gjatë kryesimit të këtij vendi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në gusht, Brnabiç tha se fjala është për “qëllim të pasinqertë politik”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Realisht nuk ekzistojnë shumë gjëra që mund t’i bëjmë direkt, por do të vazhdojmë luftën diplomatike. Kombet e Bashkuara do të duhet të diskutojnë për situatën në Kosovë, siç kanë bërë deri më tash”, tha Brnabiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?