Kryeministrja serbe, Brnabiç në Londër: Kurti po shkakton një përshkallëzim të ri

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç nga Londra duke komentuar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, tha se ky është një provokim me qëllim që Albin Kurti, të shkaktojë një përshkallëzim të ri dhe një valë të re të dhunës.

Sipas saj, në këtë mënyrë Kurti kërkon që të shmangë detyrimet nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, të cilat përfshijnë formimin e asociacionit në verit të Kosovës.

Brnabić në një deklaratë për mediat në Londër, u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndihmojnë Beogradin, të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe të vazhdojë të insistojë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.

SHKARKO APP