Kryeministrja serbe i kthehet keq BE-së: Përgjigjuni provokimeve që bën Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë akuzuar njëri-tjetrin për nxitjen e një dhune të mundshme në Kosovë.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, thotë se vendi i saj është e vendosur për paqe dhe stabilitet, teksa reagoi ndaj një deklarate të Bashkimit Europian lidhur me retorikën e ashpër midis zyrtarëve nga Serbia dhe Kosova. “Përveç deklaratave të kota, BE-ja nuk është përgjigjur në asnjë mënyrë tjetër ndaj provokimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me konfliktin e armatosur me serbët”, tha Bërnabiç.

Të dielën, BE-ja shprehu shqetësimin për deklaratat ku përmendet lufta dhe konflikti dhe dënoi retorikën nxitëse të liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi. BE-ja po ashtu tha se të gjitha çështjet e hapura midis Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen përmes dialogut që Brukseli ndërmjetëson.

“Duke parë këtë deklaratë të BE-së, dikush mund të mendojë se sot është 1 Prilli. Duket shaka pa kripë. Për 175 ditë të plota, Kurti ka provokuar për një konflikt të armatosur me serbët”, tha Bërnabiç në përgjigjen e saj ndaj deklaratës së BE-së.

SHKARKO APP