Kryeministrja serbe nesër në Prishtinë, Kurti: Pres nga Bërnabiç të mos japë deklarata përçarëse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për vizitën e nesërme të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç në veriun e Mitrovicës, Zveçan dhe Leposaviç, duke thënë se pret nga ajo që të mos vazhdojë deklarata përçarëse që kishin për qëllim tensionimin dhe destabilizimin.

“Pres që Bërnabiç të mos japë deklarata ndarëse. Shpresojë që edhe vizitat e zyrtarëve pas qarkullimit të lirë të qytetarëve do t’i kontribuojnë lëvizjes së lirë në përgjithësi.

Pres që zonja Bërnabiç mos e vijojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse, ndarëse që kishte për qëllim tensionimin dhe destabilizimin, kemi nevojë të përqendrohemi tek jeta më e mirë e qytetarëve”, tha Kurti.

SHKARKO APP