Kryetari i bashkisë: Unë e pashë, ja pse nisi zjarri në Atika

Të shumta janë dyshimet dhe aludimet në lidhje me origjinën e nisjes së zjarreve të mëdha në Atika të Greqisë. Teksa u tha fillimisht se zjarret ishin vënë me paramendim dhe në të njëjtën kohë nga disa të rinj, me të tjera deklarata del kryetari i bashkisë në Atikën Veriore.

Për radio “Thema”, Dimitris Stergiou shprehu mendimin se zjarri që ka vrarë deri tani 82 persona filloi nga prerja e një kabllo të tensionit të lartë.

Ai tha se flaket që përfshinë rajonin e Atikës lindore për disa orë, ishte ndezur në zonën e Dau Pentelis, duke e cilësuar atë sikur “shpërtheu një bombë atomike”.

Stergiou banon në zonë dhe ndodhej në vendin ku nisi zjarri vdekjeprurës, pak minuta para se të përhapej me shpejtësi.

Siç tha kryebashkiaku, kishte parë kabllon e shkëputur nga rrjeti i vjetër i PPC në zonë, duke shtuar se për këtë gjë ka vënë në dijeni edhe Brigadën e Zjarrit.

SHKARKO APP