Kukan: Pritet kthesë e rëndësishme e situatës në Maqedoni

Eurodeputeti dhe raportuesi i Maqedonisë në Kuvendin Evropian, Eduard Kukan në intervistë për “Europian Western Ballkans”, tha se në muajt në vazhdim pritet kthesë e rëndësishme në ngjarjet politike në Maqedoni dhe në vendet tjera ballkanike të prekura nga “trendi” i bllokadave dhe nga bojkoti i institucioneve kyçe.

“Ne po përballemi me krizë serioze politike në Maqedoni dhe në Shqipëri. Vendet tjera të rajonit, p.sh. Mal i Zi dhe Kosova, luftojnë për bojkot të Kuvendit. Duket se kjo është trend rajonal, i cili është kundër produktivitetit të zhvillimit demokratik në vendet e pragut evropian. Shpresoj se në muajt e ardhshëm do të shohim kthesë të rëndësishme në këtë trend. Megjithatë, ky është kriteri i parë dhe më fondamentali i Kopenhagës”, tha Kukan.

SHKARKO APP