Kumanovë/ Përplasja me armë, humb jetën 1 nga 5 të plagosurit
Dy familje shqiptare në Kumanovë të Maqedonisë janë përfshirë në një konflikt me armë zjarri gjatë mbrëmjes së djeshme. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00. Për shkak të plagëve të marra, njëri nga 5 të plagosurit ka humbur jetën në spital.
Viktima është identifikuar si Vebi Maksuti. Mediat vendase raportojnë se anëtarë të familjes Latifi dhe Maksuti fillimisht janë përplasur verbalisht, e më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës.
Grupi hetimor ka nisur prej mbrëmjes së djeshme hetimet për rastin, por ende nuk ka arritur në dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, e cila la pas 1 të vdekur dhe 4 të plagosur.