Kurti bisedë telefonike me zv.kryeministrin italian: Duhet zbatuar marrëveshja bazë me Serbinë

Sërish tensione janë shënuar në veri të Kosovës, kryesisht në Zveçan dhe Zubin Potok, ku qindra serbë janë pranë godinave të komunës për të mos lejuar kryetarët e sapozgjedhur të shkojnë në punë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me situatën e krijuar ditën e sotme në veri të Kosovës. Ai bën me dije se gjatë bisedës telefonike me zëvendës kryeministrin italian, Antonio Tajanin theksoi se ishte për qetësimin e situatës në veri dhe për zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë.

“Pata një bisedë telefonike me ZëvendësKryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani sot më herët. Që të dy u pajtuam se koha e tashme thërret për zbatim të Marrëveshjes Bazë dhe situata të jetë e qetësuar”, thotë Kurti.

SHKARKO APP