Kurti dhe Vuçiç në Bruksel takojnë veçmas me Borrell dhe Lajçak. Raundi i parë shumë pozitiv

Raundi i ri i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Brukselit, ka nisur me një atmosferë shumë pozitive. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i pari që zhvilloi një bisedë bilaterale me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Joseph Borrel dhe ndërmjetësuesin, Miroslav Lajçak.

Temë kryesore diskutimi ka qenë takimi i nivelit të lartë dhe propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Menjëherë pas Kurtit, në tryezën katrore zuri vend presidenti I Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Edhe biseda e tij me zyrtarët e BE-së pati të njëjtën temë, pranimin e propozimit evropian si kornizë për marrëveshjen përfundimtare. Kjo do të pasohet nga takimi më i rëndësishëm, ku përballë do të vihen në të njëjtën tryezë, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Bruksel gjendet edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Deri tani nga palët negociuese nuk ka ndonjë deklaratë për mediat, por më herët kreu i qeverisë së Kosovës kërkoi që një ujdi me njohje reciproke të arrihet brenda këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?