Kurti flet sërish për luftën: Ne jemi vigjilentë, por jo të frikësuar
Çfarë informacionesh ka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që prej dy ditësh flet për një luftë në Ballkanin Perëndimor? ”Kosova është e përgatitur të mbrojë veten kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia”, tha Kurti në një intervistë për median ”Reuters”, pasi përkeqësimi i përplasjeve të fundit me komunitetin serb në veri mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur.
Tensionet midis Serbisë dhe Kosovës u ndezën përsëri në fillim të këtij muaji kur Prishtina tha se do të detyronte serbët që jetojnë në veri, të cilët mbështeten nga Beogradi dhe nuk i njohin institucionet e Kosovës, të fillojnë të përdorin targat e lëshuara në Prishtinë.
“Nuk duhet të përjashtojmë që këto politika agresive të Beogradit mund të shndërrohen edhe në një sulm kundër Kosovës në një mënyrë apo tjetrën. Ne jemi vigjilentë, por jo të frikësuar”.