Kurti i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar: Policët të lirohen menjëherë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quan akt agresioni ndërkombëtar rrëmbimin e tre efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre dhe gjithashtu apeloi që komuniteti ndërkombëtar ta dënojë këtë akt.

“Tre oficerë policie të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Edhe hyrja e forcave serbe, edhe rrëmbimi janë akte agresioni ndërkombëtar. Bëjmë thirrje që oficerët të lirohen menjëherë dhe komuniteti ndërkombëtar t’i dënojë këto akte”, shkruan Kurti në rrjetin social.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?