Kurti i përgjigjet Escobarit: Kemi sfida, por marrëdhëniet me BE dhe SHBA janë të shkëlqyera

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur deklaratave të Gabriel Escobar i cili u tregua i prerë sa i takon kërkesës për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri të vendit. Kurti tha se ka sfida me të dërguarit e BE dhe SHBA, por shtoi se marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera.

“Kam qenë konstruktiv, i përkushtuar, kreativ dhe jam që të gjitha këto, por nuk mendoj që këto gjëra zgjidhen me trysni e me përmendje pasojash, ndoshta edhe sanksionesh të shtetit më demokratik dhe më progresist në Ballkanin Perëndimor. Unë jam i bindur që do të mund t’i sqarojmë paqartësitë. Kemi sfida me emisarët evropianë dhe amerikanë, por marrëdhëniet tona bilaterale me BE-në dhe SHBA-në janë të shkëlqyeshme”, tha Kurti para gazetarëve sot.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen pas asaj që tha Escobar se vështirësitë i kanë me kryeministrin Kurti, por se ato s’i prekin raportet mes popujve. Gjatë takimit më 5 qershor në Prishtinë me Escobarin dhe Lajçakun, Kurti tha se ka ofruar një “dalje të qëndrueshme dhe të sigurt” nga kriza në veri, e cila, sipas tij është shkaktuar “nga strukturat ilegale dhe paralele të Serbisë atje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?