Kurti i vë kushte Ramës për takimin, deputetja e PDK-së: Po sillet si inatçor i keq

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se nuk do ta takojë kryeministrin Edi Rama, i cili do të jetë nesër në Kosovë në kuadër të një turi Ballkanik. “I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”,-tha Kurti.

Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së) e ka cilësuar si inat personal refuzimin që Albin Kurti bëri për tu takuar me kryeministrin Edi Rama, nesër në Prishtinë. Deputetja tha se Kurti është thjesht një mashtrues e demagog, ndërsa shtoi se kjo sjellje e rij mund t’i kushtojë rëndë Kosovës.

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë, u pyet për refuzimin e Albin Kurtit për ta takuar nesër, nëse nuk zhvillohet mbledhja e dy qeverive. Ai nuk pranoi të prononcohej ndërsa kur pyetjet vijuan për anulimin e “Open Balkan”, kryeministri Edi Rama u largua.

“Nuk kam lidhje me këtë, jam këtu për këtë vendim. Do të flas kur të jetë koha për të folur që është nesër në Prishtinë. Ju mund të mendoni se janë shumë të rëndësishme. Por unë jam këtu për të folur për studentët e mjekësisë”,–tha Rama.

SHKARKO APP