Kurti në shtëpinë e Lulzim Hetemit për Vit të Ri: Ai është kryetari më i rëndësishëm në Kosovë, jo vetëm i komunës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq e kanë vizituar në shtëpi kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

Kryeministri Kurti, shkruan se Hetemi ka dalë nga zyra e tij para tri ditësh, me ç’rast ka vizituar kryetarin e komunës veriore të Mitrovicës, Erden Atiqin. Kurti tha se ata u pritën nga familja Hetemi dhe pas vizitës janë kthyer në Prishtinë.

“Kryetari Lulzim na tregoi për punët e mira që po bëhen në komunën e Leposaviqit, për rregullin e vendosur, planet zhvillimore dhe korrektësinë e praktikuar. Na njoftoi për aq shumë palë që i pret gjatë ditës, përditë, çdo orë. Ua dëgjon me vëmendje ankesat e kërkesat dhe i shqyrton ato me seriozitet e i trajton me shpejtësi”, dha detaje Kurti nga vizita në shtëpinë e Hetemit.

Sipas tij, Lulzim Hetemi është udhëheqës i drejtë dhe punëtor. “Serbishtja e tij nuk është aq e mirë, ashtu qysh nuk është e mirë as shqipja e serbëve në Leposaviq, mirëpo shumë mirë po merren vesh sepse e kanë qëllimin e mirë, interesimin e njëmendtë dhe interesin e përbashkët për mirëqenie dhe të drejta për të gjithë qytetarët pa dallim. Lulzim Hetemi është udhëheqës i drejtë dhe punëtor”, shkruan ai ndër të tjera.

SHKARKO APP