Kurti nuk heq dorë për targat dhe dokumentet serbe
1 shtatori po afron, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsëriti qëndrimin se nuk do të tërhiqet nga vendimi për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe të identifikimit.
“Autoritetet e Kosovës nuk do të pranojnë rikthimin në qarkullim të targave KS për automjetet brenda territorit të Kosovës, si dhe do të zbatojnë masa reciproke për qytetarët e Serbisë sa i përket dokumentit për hyrje/dalje”.
Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kurti tha se Serbia nuk u tregua konstruktive në Bruksel dhe se propozimet për zgjidhjen e krizës në veri u bënë nga BE-ja.