Kurti pranon ofertën e BE, por ”tërbon” Vuçiç-in
Me ironi e ka komentuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tërheqjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe dakordësinë me BE-në. Vuçiç e sheh këtë si truk për të fajësuar Serbinë, ndërsa shton se nuk ka kuptim kërkesa nga BE për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ekziston një plan shumë i qartë dhe i përkushtuar për shtensionimin e situatës në Kosovë një udhërrëfyes për të cilin të dyja palët kanë punuar në fillim të këtij viti.
Kurti ka dhënë detaje për marrëveshjen për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës. Ndërkohë vuri në pah nevojën për largim të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
Ai tha se 25 për qind e prezencës policore në dhe rreth objekteve komunale në veri do të zhvendosen diku tjetër ku kanë nevojë, po në ato komuna. Kjo sipas tij po ndodh pasi në dy javët e fundit situata në komunën e Zvecanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit ka qenë shumë më e qetë. Ai theksoi nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.