Kurti takim elektoral me flamurin kuqezi për Luginën e Preshevës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i pranishëm në Luginën e Preshevës për të folur për zgjedhjet lokale, ku pas qëndronte flamuri kuqezi. Ai ka folur në mbështetje të kandidatëve shqiptar, Afërdita Sinani dhe Ragmi Mustafa.
“Ne kemi nevojë për angazhimin tuaj. Për votën tuaj. Unë shkoj aty ku më thërrasin. Ku është Lugina aty jam dhe unë me luginën. Ju ftoj të dilni dhe të votoni. Vota juaj po e shpie përpara por edhe për dëshirat e rinisë. Le të ngrihemi për Luginën e Preshevës. Bashkë ndërtohet e ardhmja dhe ecën jeta. Beogradi bën thirrje për bojkot”,-tha Kurti.
Kandidatja për kryetare e Preshevës, Ardita Sinani kërkoi nga qytetarët që jetojnë e punojnë në Kosovë, të shkojnë të votojnë të dielën, pasi vetëm përmes qeverisjes së shqiptarëve mund të përmirësohet e ardhmja e Luginës.