Kurti thotë ”Po” për takimin me Vuçiçin në Bruksel: Do paraqes të dhënat për rrëmbimin e policëve

Kryeministri Albin Kurti thotë se është i gatshëm që të shkojë në takimin e radhës në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ku edhe do të paraqesë të dhëna për rrëmbimin e policëve nga ana e Serbisë.

Po ashtu gjatë konferencës, Kurti theksoi edhe se de-eskalimi i situatës së krijuar në veri të vendit nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të policëve të Kosovës dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë.

“Do të komunikoj edhe me Brukselin dhe jam i gatshëm dhe i interesuar të shkoj në takimin e radhës në Bruksel në mënyrë që të paraqes hollësisht këto të dhëna që i morëm dhe ta kuptojnë që de-eskalimi i situatës të cilin po kërkojnë të gjithë, nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të policëve të Kosovës dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?