Kush denoncon korrupsionin fiton 5 mije euro

Secili qytetar që do të denoncojë keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin e mundshëm të zyrtarëve do të shpërblehet me 5 mijë euro.
Ky shpërblim parashihet në Kodin e etikës për zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë, i cili është miratuar sot nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Kështu ka bërë të ditur vet i pari i Vushtrrisë në një postim në Facebook, ku ka shkruar se qeverisja me duar të pastra është prioritet i lartë i qeverisjes së tij.
Postimi i Tahirit:
Komuna e Vushtrrisë ka miratuar Kodin e etikës për zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë, si dhe Librin e proceseve për menaxhimin e parasë publike të Komunës së Vushtrrisë. Kështu, Vushtrria bëhet Komuna e parë në Kosovë që aprovon këto dy dokumente të rëndësishme që rrisin transparencën e llogaridhënien.
Në procesin e hartimit të këtyre dy dokumenteve të rëndësishme, Komuna e Vushtrrisë është përkrahur nga USAID-i në kuadër të Projektit TEAM.
Sot, po ashtu kam marr vendim që secili qytetar që do të lajmërojë keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin e mundshëm të zyrtarëve komunal do të shpërblehet me shumën prej pesëmijë euro (5.000 €).
Qeverisja me duar të pastra është prioriteti më i lartë i yni.

SHKARKO APP