Kush është “Prokurorja e hekurt” rumune që burgosi kryeministra

Në Rumani në tre vitet e fundit ekziston një shaka mes politikanë, e cila nuk ju shkakton buzëqeshje, por përkundrazi ju mbjell frikë deri në ashtë. Gjëja më e fundit që ata dëshirojnë të dëgjojnë është: “Po ju kërkon Laura Kodruta Kovesi. Dëshiron të takohet me ty”.

Kur në një intervistë e pyetën se a ndjen keqardhje për njerëzit që i akuzon? Ajo u përgjigj: Di të jem korrekte në aktivitetet e mia, andaj nuk kam arsye të ndjej keqardhje për ta. Ne nuk gjykojmë në bazë të emocioneve.

Laura Kodruta Kovesi kishte vetëm 33 vjet kur erdhi në funksionin e Prokurorit Publik në Rumani, në vitin 2006. Në dy mandate nga tre vite, në vitin 2013 u ngjit në shkallën më të lartë të gjyqësorit, kur u emërua si Kryeprokurore e Drejtorisë Kombëtare për luftimin e Korrupsionit në Rumani, institucion që u formua që të luftoj korrupsionin në majën e institucioneve shtetërore dhe në qeverinë, kur Rumania përgatitej që t’i bashkëngjitet Bashkimit Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga ajo kohë ajo ka proceduar akuza për korrupsion kundër politikanëve kryesor të të gjitha partive: kundër ish ministres Elena Udrea, kryetarit të Bukureshtit Sorin Opresku, vëllait të ish kryetarit Trajan Basesku, i cili u arrestua kur Basesku ende ishte shef i shtet, ndërsa vitin e kaluar në shtator ka nisur procedurë kundër kryeministrit Viktor Ponta i cili më pas dha dorëheqje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtoria Kombëtare për luftimin e Korrupsionit në krye me Kovesi për dy vite jo të plota ka hapur rreth 6000 mijë lëndë, ndërsa kundër 1200 personave kanë ngritur akt-akuza për korrupsion.

Në vitin 2015 kanë nisur procese gjyqësore kundër ish kryeministrit Ponta, pesë ministra, pesë senatorë, kryetar komunash, gjykatës, policë, drejtorë. Vitin e kaluar prokuroria speciale ka urdhëruar konfiskimin e 494 milion eurove, aq sa është dëmtuar shteti.

Drejtoria Kombëtare për luftimin e Korrupsionit ka rreth 500 të punësuar, prej tyre 140 prokurorë, 190 policë dhe 50 ekspertë.

Ajo është kritikuar se luan lojëra politike, ndërsa kundërpërgjigja e saj është se Drejtoria Kombëtare për luftimin e Korrupsionit përndjek gjithë funksionarët për të cilët ekziston dyshimi për korrupsion. Në vitet e fundit, thotë ajo, janë hapur hetime për politikanë nga të gjitha partitë, qofshin ato të pozitës apo opozitës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?