Kuvendi i Maqedonisë do të votojë përsëri marrëveshjen për emrin. Ja afati
Në Kuvendin e Maqedonisë sot është dorëzuar vendimi i presidentit Gjorge Ivanov, me të cilën ai informon se nuk do ta nënshkruajë dekretin për marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në një afat prej 30 ditësh nga votimi i ligjit për ratifikimin e marrëveshjes duhet ta vendosë përsëri në votim në seancë plenare.
Pasi Xhaferi ta shqyrtojë vendimin që ka dorëzuar Presindeti Ivanov, dhe sipas aktiviteteve të planifikuara në Kuvend edhe të deputetëve, do të caktojë seancën. Megjithatë, paralajmërohet se ajo pritet të ndodhë deri në fund të javës së ardhshme dhe se kryetari i Kuvendit nuk do ta presë afatin e fundit apo 20 korrikun.
Ndërkaq, presidenti Gjorge Ivanov ka marrë vendim që të mos nënshkruajë Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes me Greqinë, dhe me këtë edhe të tejkalimit të dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për Siguri të Kombeve të bashkuara, me qëllim ndalimin e përdorimit të Marrëveshjes së përkohshme që daton nga viti 1995.