Kuvendi i Serbisë nën masa të larta sigurie, ja arsyeja
Në Kuvendin e Serbisë për një vizitë pune do të qëndrojë një delegacion nga Parlamenti i Maqedonisë, në krye me kryetarin Talat Xhaferi.
Disa prej deputetëve serbë nuk e kanë pritur mirë lajmin duke qënë se në Kuvendin e Serbisë do të jetë i pranishëm Talat Xhaferi, një figurë e partisë shqiptare BDI, për të cilin thuhet thuhet se ishte një oficer i lartë i UÇK-së.
Xhaferi, i cili menjëherë pas zgjedhjes së tij si Kryetar i Kuvendit të Maqedoisë, kishte vendosur flamurin shqiptar në zyrën e tij, shumë deputetë serbë kanë thënë se do të bojkotojnë vizitën e Xhaferit në parlamentin serb.