Ky është kandidati i vetëm shqiptar për President në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut ka nisur zyrtarisht gara presidenciale, ku një nga kandidatët është edhe shqiptari, Blerim Reka. Rivalët e Rekës në zgjedhjet e 21 Prillit janë Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska.
Ai kandidon si kandidat i pavarur por që mbështetet nga partitë opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.
Blerim Reka kandidati presidencial i Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa e fillon në Shkup, Siljanovska-Davkova e cila është kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit fushatën e fillon nga Ohri.
Ndërsa Stevo Pendarovski i LSDM-së dhe koalicionit prezantimin e tij do ta fillojë para votuesve të Prilepit.