Ky është personi që vrau të tmerrshmin Arkan

Dobrosav Gavriç  po kalon ditët e tij prapa hekurave në Afrikën e Jugut, një rrugë e gjatë nga atdheu i tij, duke pritur një vendim përfundimtar nëse do të ekstradohet në Serbi për të vuajtur dënimin me burg për vrasjen e udhëheqësit më famëkeq paramilitar të luftërave të viteve 1990- Zeljko Raznatoviç , i njohur si Arkani.

Gavriç u dënua për vrasjen e kryekomandantit Arkan në vitin 2000 në Beograd, por iku në Afrikën e Jugut për të shmangur vuajtjen e dënimit. Ai tani po përballet me ekstradimin pasi Gjykata Kushtetuese e Afrikës së Jugut vendosi në fund të shtatorit se ai mund të kthehej në Serbi, përderisa ai kishte argumentuar se jeta e tij do të ishte në rrezik nëse kthehej.

Ai ishte kapur në Afrikën e Jugut në vitin 2011 pas një incidenti ku mbeti i plagosur, por ai duhet ta konsideroj veten me fat pasi katër serbë të tjerë të cilët u dënuan për përfshirjen në vrasjen e Arkanit të cilët u zhvendosën në Afrikën e Jugut për të ndjekur aktivitetet e tyre kriminale janë vrarë.

Tre janë qëlluar në Afrikë, një tjetër në Beograd. Disa nga viktimat kishin ikur nga Serbia për të mos shkuar në burg, por vendi në të cilin ata shpresonin se do mund t’i iknin ligjit, u bë vendi ku gjetën vdekjen.

Vetëm Gavriç  mbijetoi, por tani një burg serb duket se e pret- duke treguar se si ëndrrat e gangsterëve serbë për të vepruar lirisht jashtë vendit nuk është e lehtë. Gavriç u dënua në vitin 2006 me 35 vjet burg për vrasjen e Arkanit, komandant i Gardës Vullnetare Serbe, e ashtuquajtura “Tigrat”, më 15 janar, 2000 në hotelin Beograd “Intercontinental”.

Arkani, së bashku me vullnetarët e tij është autor i shumë masakrave dhe vrasjeve ndaj shqiptarëve në Kosovë. Për këto krime ai nuk u hetua dhe nuk u dënua ndonjëherë. Edhe  pse ai drejtonte një komando ushtarake që kryente veprime terroriste, si dhe ishte pjesë e mafias serb, në Serbi cilësohet si hero.

Video/Vrasja e Arkanit në Beograd

BELGRADE: WARLORD ARKAN SHOT & KILLED

Arkan në Kosov

YouTube player

SHKARKO APP