Lavatriçe për të larë rrobat e të pastrehëve
Një makinë me lavatriçe dhe tharëse robash lëviz nëpër rrugët e Athinës për të pastruar rrobat e të pastrehëve.
20 mijë njerëz jetojnë si të pastrehë nëpër rrugët e kryeqytetit grek.
Makina me disa lavatriçe ndihmon të pastrehët për të përmirësuar jetesën e tyre, rritjen e vetëbesimit dhe kthimit të dinjitetit të tyre.
Kamioni me lavatriçe lëviz nëpër rrugët e kryeqytetit të Athinës në 6 ditë të javës.
Thanos së bashku me dy shokë ndërmorën inisiativën që në 2014.
“Njerëzit që vijnë këtu janë kryesisht të pastrehë. Njerëz që lënë banesat për shkak se nuk kanë ujë dhe as elektricitet apo që flenë në rrugë. Vitin e fundit janë dhe emigrantë të cilët nuk kanë akses për shërbime higjieno sanitare,” thotë Thanos shkruan BBC.
Kristo një i pastrehë që merr shërbimin të thotë: Të kesh rroba të pastra do të thotë se i përket kësaj shoqërie. Të kesh një shans për të rifituar kontrollin e jetës tënde dhe të riintegrohesh në shoqëri.