LGBT tenton të shtrojë iftar, u “prish” agjërimin besimtarëve
Ngjan si një fiction, por ka qenë diçka krejt reale: një iftar i organizuar nga LGBT. Ka ndodhur kjo në Tetovë, pikërisht atje ku dhe besimi ka rrënjë të thella konservatore.
Reale ka qenë inisiativa për të organizuar iftar, prej atyre që janë në luftë të hapur me besimin, parimet e tij, ku një prej tyre, e panegociueshme, është dhe pastërtia morale që nuk e pranon assesi marrëdhënien e së njëjtës gjini, por që nuk ka mundur të realizohet.
LGBT Junited, ftesën për iftar e lajmëroi në Facebook. Por kjo gjë ka shkaktuar reagime në komunitetin e besimtarëve muslimane, ku ndër zërat më të ashpër kanë qenë hoxhallarët.
Ata janë shprehur së kështu po tentohet të abuzohet me fenë feja dhe besimi islam, a më keq akoma, të provokohen besimtarët, pasi kështu tentohet të promovohet diçka që feja islame e kundërshton kategorikisht.
Hoxhë Isa Beqiri, me marrjen e këtij lajmi reagoi duke thënë se ky gjest është abuzim i pastër dhe një provokim për muslimanët.
“All-llahu e ka dënuar rëndë popullin e Lutit a.s. për këtë gjë. Ata ishin homseksualë. Islami i ndalon marrëdhëniet ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë. Është haram, ndër më të mëdhatë. Duhet institucionalisht të reagohet dhe të ndalohen turpe të tillë”, tha hoxhë Isa Beqiri.
Kjo bujë e shkaktuar përfundoi me anulimin e iftarit. Dhe kreu i qendrës LGBT Junited, Bekim Asani, ka përfunduar në polici duke denoncuar kërcënimet që ka marrë në rrjete, pikërisht nga inisiativa e paimagjinueshme deri dje, për të organizuar iftar.
Kjo informatë sipas Asanit është keqkuptuar pasi që organizimi i darkës së iftarit nuk nuk ka qenë në qendër të Tetovës, po në qendrën e kësaj shoqate si dhe për mbështetësit e Komunitetit LGBT.
Pas këtij deklarimi, ekziston një pikëpyetje e madhe se cilat janë ata individë që agjërojnë, duke qenë njëherësh dhe përkrahës homoseksualësh(!)
/Tesheshi.com/