Lista Serbe bojkoton zgjedhjet e 18 dhjetorit: As qytetarët s’do të marrin pjesë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimeve, ka caktuar 18 dhjetorin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Por Lista Serbe bojkoton zgjedhjet për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.

Lista Serbe njoftoi gjithashtu se as mbështetësit e tyre nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje të pjesshme, duke pretenduar se 95 për qind e tyre janë në këto zona. Kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës u dorëhoqën në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë Kurti për ndërrimin e targave dhe për mosformimin e bashkësisë së komunave serbe.

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se këto zgjedhje janë të destinuara të dështojnë, dhe e konsideroi përpjekje të re të Prishtinës për të pushtuar veriun e Kosovës.

SHKARKO APP