Lista Serbe thirrje qytetarëve: Mos rrezikoni sigurinë e ushtarëve të KFOR-it

Lista Serbe u ka bërë thirrje këtë mbrëmje qytetarëve që të mos rrezikojnë sigurinë e ushtarëve të KFOR-it. Kjo thirrje vjen pas dhunës së ushtruar nga persona të shumtë kundër forcave të KFOR-it në komunat e veriut të Kosovës, sidomos në Zveçan.

“Lista Serbe u bën thirrje qytetarëve që të mos rrezikojnë sigurinë e ushtarëve të KFOR-it, sepse kushdo që e bën këtë punon kundër interesave të popullit serb”, ka thënë Lista Serbe.

Më tej në komunikatën e LS-së thuhet se pasi mësuan nga mediat se sonte është hedhur një mjet shpërthyes ndaj ushtarëve të KFOR-it në afërsi të ndërtesës së Komunës së Zveçanit, përfaqësuesit e Listës Serbe janë nisur menjëherë në vendngjarje dhe në një bisedë me përfaqësuesit e KFOR-it në terren kanë marrë vesh se “me shumë mundësi ishte një fishekzjarr”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?