Listat e deputetëve, përplasen BDI dhe PDSH

Valdet Xhaferi në radhët e BDI-së, gjatë emisionit “Argument” në TVM2, ka deklaruar se në listat e tyre kanë përzgjedhur kandidatë profesionistë, gjë e cila u kundërshtua nga Luan Tresi i PDSh-së, i cili tha se partia në pushtet ka zgjedhur emra të vjetër që janë nën hetime.

“Ne kemi zgjedhur njerëz me të vërtetë cilësorë, që do të mund të bartin mbi vete përgjegjësinë për ta drejtuar shtetin në të ardhmen drejt një perspektive dhe një sundimi të ligjit. Mirëpo në anën tjetër, sa i përket BDI-së, mund të shihni një situatë kur krerët e partisë kanë qenë të inkriminuar në krim dhe në afera të ndryshme korruptive”, ka thënë Tresi.

Zgjedhjet në Maqedoni pritet të mbahen më 11 dhjetor., ndërsa në garë janë 11 subjekte politike, në mesin e tyre edhe pesë koalicione.

SHKARKO APP