LR-PDSH, UNITETI dhe RDK do garojnë së bashku
Dy partive të reja të cilat kanë dalë si formë e pakënaqësisë nga dy partitë më të mëdha shqiptare në Maqedoni, LR PDSH dhe UNITETI, tashmë i është bashkuar edhe RDK.
Bashkimi këtyre forcave duket se vjen pas mosrealizimit të idesë për bashkimin e gjithë opozitës shqiptare.
Duket se të treja partitë kohët e fundit kanë pasur një rritje të dukshme të madhe në terren sa i përket përkrahjes popullore duke parë pozitën e dy drejtuesve të këtyre partive dhe ndikimin e tyre tek qytetarët.
Pritet që sot të mbahet konferencë për shtyp në orën 13:30, ku partitë në fjalë do të flasin detaje për marrëveshjen e arritur.