LSDM: Sot Nikolla Gruevski ka festë, ai është ekspert i gënjeshtrave

LSDM-ja, sot me 1 prill përmes një deklarate me shkrim për mediat ka thënë se kjo ditë është festë për Nikolla Gruevskin dhe partinë e tij për shkak se siç thonë ata, ai është një ekspert i gënjeshtrave, transmeton Gazeta Express.

LSDM akuzoi edhe një herë Gruevskin për shpikje të “furgonëve të verdhë dhe shërbimeve të huaja”, të cilët kanë realizuar përgjimet.

“Gruevski pohoi se përgjimet janë prerë, ngjitur, krijuar dhe montuar. Bashkëpartiaku i tij Antonio Milloshoski pranoi se përgjimet janë të vërteta, ndërsa e kanë pranuar edhe të tjerë. Gruevski pohoi se nuk do të ketë asnjë dorëheqje pas skandaleve me krimet dhe të këqiat të publikuara në projektin “E vërteta për Maqedoninë”. Jankulloska, Janakieski dhe Mijallkov i dhanë dorëheqjet e para, ndërsa pas tyre pasuan edhe shumë tjerë. Gruevski pohoi se nuk do të jep dorëheqje si kryeministër, tani më shumë se një vit ai nuk është kryeministër dhe asnjëherë nuk do të jetë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Po ashtu nga kjo parti kanë potencuar se nuk janë vetëm këto gënjeshtrat e Gruevskit, ai vazhdimisht, përgjatë gjithë kohës së qeverisjes, ka gënjyer qytetarët e Maqedonisë, përmes premtimeve të pa realizuara. Sipas tyre rrenat e Gruevskit kanë qenë afat shkurtëra. Tani qytetarët kanë zgjedhur reformat, shkruhet në kumtesën e LDSM-së drejtuar mediave të vendit.

SHKARKO APP