MacAllister: Serbia ka arritur rezultate, sfidë marrëdhënia me Kosovën
Relatori për Serbinë në KE, David MacAllister deklaroi gjatë prezantimit për të progres-raportit se Serbia ka shfaqur rezultate në stabilitetin në ekonomi ndërkohë që vuri thekson në reformimin e luftës kundër korrupsionit. Ai deklaroi se sfidë mbetet marrëdhënia dhe Kosovën dhe vendosja e një marrëveshjeje juridike mes dy vendeve. “Kam vënë re rezultatet e arritura në stabilitetin ekonomi, por ka nevojë për reformimin e luftës kundër korrupsionit. Një tjetër sfidë e rëndësishme është marrëdhënia me Kosovën. Duhet një marrëveshje juridike me Kosovën. Ndryshe nga vitet e kaluara ka bërë akoma më shumë progrese”, u shpreh MacAllister.